Edhe pse ka pak muaj që ka sjellë në jetë vajzën, Ajkën, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj i është rikthyer muzikës, duke sjellë për publikun këngë të reja.

Kënga e saj e fundit në bashkëpunim me kompozitorin Pirro Çako titullohet “Sekreti im” dhe brenda pak ditësh është kthyer në hit.

Ndërkohë mbrëmjen e kaluar, Xhensila ka qenë e ftuar në “The Voice Kids”. Nga aty, këngëtarja ka vendosur që të japë një super lajm për të gjithë fansat e saj e jo vetëm.

Myrtezaj ka zbuluar se tani po punon për albumin e saj më të ri. Ajo është shprehur se do të lançohet së shpejti.
© Panoramaplus.al
