18 Gusht, 2023

Wow sa bujar! Drake i dhuron fanses çantën 30 mijë dollarëshe gjatë koncertit të tij


Drake i ka surprizuar të gjithë gjatë koncertit të tij në Los Anxhelos, kur ai doli në skenë me një çantë rozë Hermès Birkin dhe ia dorëzoi një fanseje në rreshtin e parë dhe dhurata e tij mjaft luksoze bëri që shumë vajza të tërboheshin.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit, reperi i hitit “Hotline Bling” del në skenë duke mbajtur çantën ‘Birkin’ e cila varion në shumën mbi 30,000 dollarë.

36-vjeçari zgjedh një vajzë në rreshtin e parë për të marrë çantën rozë, duke thënë: “Sigurohuni që ajo të jetë e mbrojtur kur të dalë”.

“O Zot a mund ta imagjinoni jo vetëm të merrni një Birkin falas, por të merrni një Birkin falas nga Drake?” komentoi një fans në TikTok, ndërsa një tjetër citoi një nga tekstet e tij, duke shkruar, “‘Unë e jap Chanel-in si një përqafim’, pra a është kjo një puthje? ?.”

Drake nuk është thjesht bujar kur bëhet fjalë për fansat e tij, madje reperi është shprehur për Hollyëood Reporter në vitin 2017 se po mbledh çantat Birkin për t’ia dhënë “gruas me të cilën kaloj jetën e tij”.

© Panoramaplus.al