14 Korrik, 2023

Wow! Jay-Z surprizon disa prej fansave të Beyonces gjatë koncertit të saj. Reperi i dhuron atyre… (Video)


Jay-Z duket se është treguar goxha zemërgjerë në turneun e fundit të Beyonces në Toronto së fundmi.

Dy fansa shumë me fat treguan në TikTok se si reperi i njouhur i dhuroi shampanjë teksa po shijonte performancën e gruas së tij në Rogers Center.

Në të dyja rastet, fansat ishin në gjendje të tregonin situatën me anë të videove.

Njëri prej tyre  publikoi videon ku tregon se pranë tij kishte Jayn, të cilit i drejtoi dorën për ta takuar, mirëpo reperi në vend që ta përshëndeste fansin, i jep atij një gotë të mbushur me shampanjë.

 

Ndërsa fansja tjetër ndau me ndjekësit se si gjatë koncertit të Beyonce-s , ajo ra në sy nga reperi për shkak të kërcimit të saj entuziastë dhe ky i fundit vendosi t’i dhuronte shishen e shampanjës .

Shishja është Armand de Brignac Ace of Spades Brut Gold që shitet për më shumë se 300 dollarë.

Jay-Z , i cili është një adhurues i famshëm i shampanjës, e bleu markën në vitin 2014. U raportua në vitin 2021 se ai kishte shitur 50% të aksioneve të kompanisë te marka luksoze LVMH .

© Panoramaplus.al