15 Qershor, 2023

Wow! Inteligjenca artificiale bën të mundur rikthimin e grupit legjendar në muzikë


Inteligjenca artificiale ka bërë të mundur rikthimin e grupit muzikor ‘The Beatles’ në muzikë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “BBC Radio 4”, anëtari i grupit, Paul McCartney zbuloi se ai përdori teknologjinë për të krijuar atë që ai e quan “kënga përfundimtare e The Beatles”.

“Sapo e përfunduam dhe do të dalë këtë vit”- u shpreh artisti.

Në këngë do të përfshihet vokali i anëtarit të ndjerë të grupit, John Lennon, i cili u qëllua për vdekje në dhjetor 1980 në moshën 40-vjeçare. Inteligjenca artificiale ishte në gjendje të krijonte zërin e Lennon nga një demo e vjetër.

“Ishte një demo e John, të cilin ne punuam. Ne ishim në gjendje të krijonim zërin e John dhe ta merrnim atë të pastër përmes AI. Më pas ne mund të krijojmë këngën.”

Mçartney tha se kjo metodë u përdor edhe nga regjisori fitues i Oscar, Peter Jackson në serialin dokumentar të vitit 2021, “The Beatles: Get Back”, i cili mbuloi krijimin e albumit kryesor të grupit anglez të vitit 1970, “Let It Be”. BBC raportoi se projekti ishte një këngë e vitit 1978 që Lennon e kishte shkruar dhe e kishte regjistruar pak para vdekjes së tij.

© Panoramaplus.al