
Princi Harry u tha njerëzve që kishin dalë të kryenin homazhe për Mbretëreshën Elizabeth se Kështjella Windsor ishte “një vend i vetmuar” pa gjyshen e tij të ndjerë. Duka i Sussex-it udhëtoi për në Londër nga Balmoral gjatë fundjavës, ku përshëndeti banorët vendas që kishin mbushur rrugët për nder të monarkes që vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare.
“Është një vend i vetmuar atje lart tani pa të,” u tha Harry të pranishmëve, sipas ‘The Sun’. “Në cilëndo dhomë që të ishte, e ndjeje praninë e saj.”
Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, u bashkuan me Princin William dhe gruan e tij, Kate Middleton, për herë të parë (të katërt)pas largimit nga Britania e Madhe.

Katërshja u ribashkua jashtë kështjellës Windsor të shtunën mes tensioneve të vazhdueshme mes çifteve të famshme. Përçarja thuhet se është ndezur që kur Harry dhe Markle, dhanë dorëheqjen nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020 dhe u zhvendosën në Kaliforni.
Dy çiftet vpanë lulet që ishin vendosur për nder të mbretëreshës së ndjerë, një moment që shënoi daljen e parë publike të dy vëllezërve së bashku që nga Dita e Commonwealth më 9 mars. Një burim mbretëror i tha ‘Page Six’ se ishte William, ai që zgjati ‘dorën’ për vëllain e tij dhe yllin e “Suits”. “Ne të gjithë jemi shumë mirënjohës – të dyja palët i lënë mënjanë të gjitha gjërat për Mbretëreshën,” tha burimi i brendshëm.
Dalja erdhi vetëm disa ditë pasi ‘Page Six’ raportoi se Dukesha e Sussex-it nuk u bashkua me burrin e saj ndërsa ai nxitoi në Skoci në një përpjekje për të parë gjyshen e tij para se ajo të vdiste.

Eksperti mbretëror Nicholas Witchell spekuloi se Markle nuk e shoqëroi burrin e saj sepse kishte frikë se familja e tij nuk do të reagonte me dashamirësi ndaj pranisë së saj.
Harry dhe William nxituan të ishin me babanë e tyre – tani Mbreti Charles III – pasi pallati konfirmoi se gjendja e Mbretëreshës ishte kritike. Ndërkohë, Middleton, mbeti në Angli me fëmijët e saj.


