3 Nëntor, 2022

“William, shpresoj që të pëlqejë fillimi i çdo dite”- Zbulohet letra e shkruar me dorë e Mbretëreshës Elisabeth drejtuar nipit të saj


Një lidhje dashurie bashkoi Mbretëreshën e ndjerë Elizabeth me nipin e saj, Princin William.

Një letër e shkruar me dorë nga Mbretëresha drejtuar nipit të saj Princit William është rishfaqur pasi u postua në llogarinë e Shtëpisë Mbretërore në Twitter. Në letrën e shkruar me dorë 25 vjet më parë, Mbretëresha Elizabeth ndër të tjera shkruante: “William, shpresoj që të pëlqejë fillimi i çdo dite. Gjyshja jote”.

 

Fansat e familjes mbretërore britanike u emocionuan nga letra e monarkes së ndjerë. “Nuk e kam parë kurrë këtë më parë, ata kishin një marrëdhënie kaq të mrekullueshme!”, “U lë letra mbesave të mia dhe të njëjtën gjë u bëja fëmijëve të mi”, kanë shkruar disa prej tyre. Sipas Daily Mail, vula doli në ankand në Boston në vitin 2016 pasi u shit nga një ish-punonjës i Princeshës Diana.

Kur Princi William humbi gjyshen e tij, ai tha në një deklaratë: ” Të enjten bota humbi një udhëheqëse të mahnitshme, përkushtimi i të cilës ndaj vendit, mbretërisë dhe Commonëealth ishte absolut.

Aq shumë do të thuhet për rëndësinë e mbretërimit të saj historik, megjithatë, unë humba gjyshen. Dhe aq sa do të vajtoj humbjen e saj, do të ndihem tepër mirënjohës. Jam i privilegjuar që kam njohuri për mençurinë e mbretëreshës në dekadën time të pestë të jetës”

© Panoramaplus.al