
Chris Rock nuk ka plane të kontaktojë me Will Smith pasi aktori kërkoi falje për shuplakën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Oscars’ katër muaj më parë.
Ylli i “The Fresh Prince of Bel Air” tha se katër muajt e fundit kishte”punuar” me veten dhe shëndetin mendor pasi goditi Chris në mars. Në një video të publikuar në kanalin e tij në YouTube, Will tha se ka kontaktuar me Chris Rock por ai nuk ka pranuar të flasë me të dhe tha se është i gatshëm tta takojë kur të dojë.
Mirëpo, një burim pranë komedianit ka raportuar se ai nuk është aktualisht gati për të rikrijuar një miqësi me Smith dhe tha se falja e Will ishte thjesht një përpjekje për të rregulluar imazhin e tij në publik. Një burim i brendshëm tha për “ET Online”: “Chris nuk ka plane të kontaktojë me Will” përpara se të shtonte: “Ai [Will] ka nevojë për faljen e publikut, jo Chris-it”.

Disa orë pasi Will Smith i kërki falje, Chris Rock u ngjit në skenë për t’u bërë ‘poetik’, duke e krahasuar Smith me ish-producentin dhe aktualisht të burgosurin, Suge Knight. Knight është një ish-producent i muzikës amerikan dhe kreu pesë vjet burg për sulme me armë, 10 muaj për shkeljen e lirimit me kusht dhe aktualisht po vuan një dënim me 28 vjet burg pasi vrau një biznesmen më 29 janar 2015.
“Të gjithë po përpiqen të jenë viktimë e sulmit”, tha Rock, 57 vjeç, gjatë një shfaqjeje në ‘Atlanta’s Fox Theatre’ të premten në mbrëmje. “Nëse të gjithë pretendojnë se janë viktimë, atëherë askush nuk do t’i dëgjojë viktimat e vërteta. Madje edhe unë që u godita nga Suge Smith… Shkova në punë të nesërmen… Kushdo që thotë fjalën ‘i lënduar’ nuk është goditur kurrë me grusht në fytyrë”, shtoi Rock, sipas ‘People’.
Kërkim-falja e fundit e Smith – pasi ai gjithashtu i kërkoi falje Rock-ut përmes mediave sociale disa ditë pas incidentit – zbuloi se Rock ka refuzuar të flasë me Smith. “Unë kontaktova me Chris dhe mesazhi që u kthye është se ai nuk është gati të flasë, por kur të jetë, ai do të kontaktojë”, tha Smith në videon e postuar në YouTube. “Unë do të të them, Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu sa herë që jesh gati për të folur.”

Smith gjithashtu i kërkoi falje nënës dhe vëllait të Rock-ut, Tony Rock. “Kjo ishte një nga gjërat në atë moment që nuk e kuptova,” vazhdoi ai. “Nuk po mendoja se sa njerëz u lënduan në atë moment. Dua t’i kërkoj falje nënës së Chris, familjes së Chris, veçanërisht vëllait të tij Tony Rock.”
Toni, i cili më parë ka punuar me Smithin në sit-comin “All Of Us”, ka folur mbi skenën e bujshme duke lënë të kuptohet se ndoshta marrëdhënia e tyre nuk do rregullohet kurrë. “Të zhgënjej njerëzit është trauma ime më e madhe. Unë e urrej kur i zhgënjej njerëzit, kështu që më dhemb psikologjikisht dhe emocionalisht të di se nuk jam në përputhje me imazhin dhe përshtypjen e njerëzve për mua,” shpjegoi më Smith.

Ylli i “Fresh Prince of Bel-Air” sqaroi se gruaja e tij, Jada Pinkett Smith, nuk i tha të bënte diçka të tillë pasi ajo rrotulloi sytë kur dëgjoi shakanë me alopecinë që shkaktoi konfrontimin mes tyre. “E di që ishte konfuze. E di që ishte tronditëse, por ju premtoj se jam thellësisht i përkushtuar për të vendosur dritën, dashurinë dhe gëzimin në botë,” përfundoi ai.
Ylli i “I Am Legend” fillimisht i kërkoi falje aktorit të “Down to Earth” një ditë pas ndarjes së çmimeve të Akademisë në një deklaratë të gjatë të postuar në mediat sociale. “Isha jashtë vijës së logjikës dhe gabova”, shkroi ai. “Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”
© Panoramaplus.al
