Wanda Nara, gruaja e futbollistit Mauro Icardi, ka treguar se nuk e ka aspak problem të postojë foto provokuese në rrjete sociale, një “punë” të cilën duket se e bën më së miri kur nuk është duke bërë agjenten e futbollit për bashkëshortin.
Postimi i saj i fundit në Instagram është një foto nudo, që i lë shumë pak vend imagjinatës. Duke folur për Corriero dello Sport, ajo është shprehur se nuk i kushton rëndësi sasisë së postimeve që hedh në rrjetet sociale, por cilësisë.

“Me fotot e mia seksi u jap një moment të bukur shumë njerëzve, sidomos atyre që për momentin nuk janë shumë të lumtur. Shumë më komentojnë dhe janë shumë të këndshëm me mua”, është shprehur Nara.









