Është zbuluar shkaku i vdekjes së djalit të Tina Turner, Ronnie. Sipas ekspertizës mjekoligjore, ai ndërroi jetë për shkak ndërlikimet që lidhen me kancerin e zorrës së trashë.

“Ai ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve të karcinomës metastatike të zorrës së trashë”, thuhet në raportin, ku vdekja e cilësua si natyrale.
Aktori 62-vjeçar ndërroi jetë më 8 dhjetor. Tina Turner e cila ka katër fëmijë, përfshirë Ronnie me bashkëshortin e saj të ndjerë Ike Turner, tha në një postim në Instagram se djali i saj u largua shumë shpejt nga kjo botë.
Ronnie Turner vuante gjithashtu nga sëmundje aterosklerotike kardiovaskular (rritja e qarkullimit të gjakut për shkak të grumbullimit të pllakave të kolesterolit në muret e arterieve).
I ndjeri, i cili i mbijetoi një diagnoze të mëparshme të kancerit, u gjet jashtë banesës së tij në Los Angeles nga kalimtarë. Ai kishte vështirësi në frymëmarrje dhe ata nxituan t’i jepnin ndihmën e shpejtë, por ai nuk mbijetoi dot duke ndërruar jetë në vendngjarje.
Beteja e tij e shkurtër me kancerin zgjati vetëm tre javë sipas raportit të mjekoligjor, i cili hodhi më shumë dritë mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Gruaja e Ronnie, Afida Turner, 45 vjeç, në një postim në Instagram të premten, shkroi se ai u sëmur krejt papritur.
Ronnie dhe gruaja e tij u martuan në vitin 2007, pasi ai u bë i njohur duke luajtur së bashku me nënën e tij në filmin biografik të vitit 1993, What’s Love Got To Do With It, i cili tregoi historinë e jetës së saj.
Ai gjithashtu luajti në grupin e tij, të quajtur Manufactured Funk.
Vdekja e Ronnie është vetëm tragjedia e fundit që i ka ndodhur familjes së famshme. Katër vite më parë vëllai i tij më i madh, Craig, vrau veten në shtëpinë e tij në Studio City në moshën 59-vjeçare. Ai kishte qëlluar veten me armë zjarri.
© Panoramaplus.al

