4 Tetor, 2021

Vuan nga diabeti T1, vajza e Kate Moss sfilon para të gjithëve me pompën e insulinës në këmbë


Lila Grace Moss, vajza e Kate Moss, u ngjit në pasarelë në shfaqjen e “Fendi” dhe “Versace”, të quajtur “Fendace”, për të mbyllur Javën e Modës në Milano.

lila grace moss, kate moss (9)

Sipas “The Independent”, modelja 19-vjeçare, e cila ka diabet të tipit 1, mbante veshur një xhaketë të shkurtër dhe një body me print stil barok, duke ekspozuar këmbët e saj të gjata, përfshirë edhe pompën e insulinës në kofshë.

Modelja ndau një fotografi në Instagram dhe disa video nga pasarela, si dhe momente prapa skenave nga shfaqja.

lila grace moss, kate moss (4)

Megjithëse ajo nuk e përmendi në postim praninë e pompës së insulinës, që dukej qartë në këmbën e saj, fansat në komente e lavdëruan modelen që nuk e fshehu dhe i dha dukshmëri diabetit të tipit 1 në industrinë e modës.

Si një diabetike T1 (dhe ish-modele), faleminderit për mbajtjen e pajisjes në pistën e madhe!”– shkroi një ndjekëse. “Je një mbretëreshë dhe dua që këto fotografi të jenë kudo, sepse sa më shumë të ndajmë për diabetin T1, aq më mirë është“.

lila grace moss, kate moss (7)

Ju nuk e keni idenë sa frymëzuese është kjo fotografi, jo vetëm për diabetikët e tipit 1, por për vajzat e reja kudo që të tregojnë të vërtetën e tyre dhe të mos lejojnë asgjë t’i stepë,”- shkroi dikush tjetër.

Sipas CDC, diabeti i tipit 1 është një sëmundje që ndodh kur pankreasi i trupit ndalon prodhimin e insulinës, një hormon që rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Një pompë insuline është një pompë pa tuba, e mbushur me insulinë, që hyn drejtpërdrejt në trup për të dhënë doza të hormonit gjatë gjithë kohës.

lila grace moss, kate moss (6)

Moss foli për diabetin e saj gushtin e kaluar në një intervistë me The Kit. Kur u pyet për diçka që shumica e njerëzve nuk e dinin për të, modelja zbuloi diagnozën publikisht.

Unë mendoj se jo shumë njerëz e dinë që kam diabet,”- tha ajo. “Nuk është e dukshme nga jashtë, kështu që askush nuk mund ta dijë vetëm duke më parë. Unë kam tipin 1.

Pasi u pyet nëse kjo ishte një kauzë për të cilën do të përfshihej në të ardhmen, Moss pohoi duke thënë se do të donte të ndihmonte sa të mundej.

lila grace moss, kate moss (1) lila grace moss, kate moss (3) lila grace moss, kate moss (2) lila grace moss, kate moss (8)

© Panoramaplus.al