23 Tetor, 2019

Vuajti shumë! Aktorja e njohur sjell në jetë bebin pas 33 orësh dhe bën dedikimin prekës


Pas 33 orësh vuajtje, më në fund aktorja e njohur Shay Mitchell ka sjellë në jetë vajzën e saj.

Pavarësisht së gjithës, aktorja e ‘Pretty Little Liars’, tregoi përmes një videoje të gjithë lodhjen e dhimjen, por edhe lumturinë që ndjen tani që është bërë nënë.

“Kjo është eksperienca më e fortë që kam kaluar në jetën time. S’po e besoj akoma që unë dhe ai tani jemi prindër. Isha 99% e lumtur që u takova me të dhe 1% e emocionuar që po ha diçka!”- ka thënë Shay.

Më pas ajo i dedikoi disa fjalë vogëlushes së saj:

“Nuk do të të lëshoj kurrë”, shkruan aktorja në një foto të postuar në ‘Instagram’, ku shihet se ka kapur dorën e vajzës së saj të porsalindur.

© Panoramaplus.al