5 Shkurt, 2020

Vrau veten pas humbjes së bashkëshortit dhe vajzës? Lajmet e rreme për vdekjen e gruas së Kobe Bryant pushtojnë rrjetin


Lajmet për vdekjen e bashkëshortes së Kobe Bryant, Vanessës janë të rreme.

Një video që supozohet se tregonte një raportim të BBC News në lidhje me vetëvrasjen e të vesë së legjendës së NBA u bë virale në mediat sociale.

Por në përmbajtjen e videos bëhet fjalë për një raport të falsifikuar.

Raportimi përdori emrin e medias prestigjioze që lajmi të dukej sa më i besuar.

Por faqja e verifikimeve Snopes konfirmoi se Vanessa nuk është vetëvrarë duke hedhur poshtë thashethemet e përhapura në lidhje me vdekjen e saj.

 

Sipas Snopes lajmi ishte një mashtrim për të fituar të ardhura nga vdekja e yllit të NBA dhe vajzës së tij 13-vjeçare Gianna në aksidentin tragjik me helikopter më 26 janar.

Padyshim kjo ishte një humbje e madhe për Vannesën e cila ka në përgjegjësi të rrisë e vetme tre vajzat e tjera që kishte me Bryant.

Trupi i 41-vjeçarit, vajzës së tij dhe 7 viktimave të tjera në aksident tragjik u janë dërguar familjarëve.

 

© Panoramaplus.al