Gazetarja Rudina Xhunga, në emisionin e saj të djeshëm në News 24 ka trajtuar vrasjen që ndodhi pak ditë më parë në Bastar i Mesëm, ndërsa po ashtu fokus ka qenë edhe trajtimi i kësaj ngjarjeje të rëndë si fenomen, si vrasje për nder.
Gjatë emisionit me temë ” Shqiptarët, seksi dhe nderi”, Xhungës i erdhi një mesazh në telefon nga një qytetar.

“O Rudina, si thu ti të bësh seks dhe mos të vrasin”, ishte ky teksti i mesazhit që irritoi gazetaren.
Pasi lexoi mesazhin Xhunga duke iu përgjigjur qytetarit u shpreh: Po more zotëri, po! Mos të të vrasin, ta kthej unë përgjigjen, pse duhet ta vrasin kur bën seks?”.
Mendimin e saj e kanë mbështetur edhe të ftuarit e tjerë në studio, duke thënë se çdo kush ka lirin dhe mbanë përgjegjësi për veprimet që bën, por kjo nuk është arsye për ta vrarë një person.
Vrasja për nder/ “Si thu ti, të bësh seks dhe….?!” Xhunga i kthehet qytetarit live emision: Po more zotëri, po! on Vidnews.

