Dy burra janë paraqitur në gjykatë të akuzuar për vrasjen e këngëtarit pedofil Ian Watkins, i cili u vra në burgun Wakefield.

Ish-këngëtari i grupit Lostprophets, i cili po vuante një dënim me 29 vjet burg, u godit për vdekje në një incident në burg të shtunën.
Rashid Gedel, 25 vjeç, dhe Samuel Dodsworth, 43 vjeç, u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës në Leeds mëngjesin e së hënës.
48-vjeçari Ian Watkins u burgos në vitin 2013 për një sërë veprash penale seksuale me fëmijë, përfshirë tentativën e përdhunimit të një foshnje.
Këngëtari pranoi tentativën e abuzimit dhe sulmin seksual ndaj një fëmije nën moshën 13 vjeç, por u deklarua i pafajshëm për përdhunim.
Ai pranoi gjithashtu akuzën për të përdhunuar një fëmijë, tre akuza për sulm seksual që përfshinin fëmijë, shtatë që përfshinin marrjen, krijimin ose posedimin e imazheve të pahijshme të fëmijëve dhe një akuzë për posedim të një imazhi ekstrem pornografik që përfshinte një akt seksual me një kafshë
Në një deklaratë pas dënimit të tij, anëtarët e grupit thanë se ishin “zemërthyer, të zemëruar dhe të neveritur” nga krimet e tij.

