Sheila është eliminuar nga “Big Brother VIP”, ku pas votimit të publikut banorja është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gjatë emisionit të sotëm janë transmetuar debatet e ashpra mes Ilirit dhe Donaldit lidhur me çështjen e Semit.
Gjithçka ka nisur pasi Monika, Iliri dhe Arjola janë shprehur se reagimi i Semit ishte një lojë dhe se bashkë me Donaldin luajnë si një personazh i vetëm.
DEBATI
Iliri: Tek problem i Semit nuk kam dyshime, kam dyshime tek mbrojtja.
Donaldi: Këta i ka kapur paniku, jo Semin.
Iliri: Je aktor hollivudi ti vlla, s’do të të mësoj unë. Donaldi e vë më shumë në sugjestion me mbrojtjen e tij se sa ne, ka një ton bisede shumë agresive.
Paloma: Kur njerëzit kanë problem të kësaj natyre, a ju duket e arsyeshme që të vijnë situata të tilla.
© Panoramaplus.al
