8 Shkurt, 2019

Vogëlushja në foto është një nga moderatoret më të famshme shqiptare


Një ditë më parë, moderatorja e njohur Arbana Osmani duket se është bërë paksa nostalgjike për fëmijërinë e saj.

Në “Instastory” ajo ka publikuar dy fotografi të vetes kur ka qenë e vogël, e duhet pranuar se vitet paskan mbetur në vend numëro për të.

Në foton e parë moderatorja shfaqet me flokët rreth ballit, të shkurtra dhe duket njëlloj si sot.

Më pas Arbana na ka shuar kuriozitetin të gjithëve duke na treguar një tjetër foto të sajën, kësaj here të ditës së parë të shkollës.

“E mbingarkuar me ndrojtje”, shkruan Arbana në fotot e publikuara në “Instastory”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al