Një deklaratë e Patris Berishës rreth një vit më parë ku tha se “vëllai është si shkau” shkaktoi shumë reagime negative tek fansat.

Madje u përfol se marrëdhënia midis dy vëllezërve, Patrisit dhe Robertit ishte përkeqësuar, e kjo për shkak të bashkëshortes së tij Tunës.
Por dy vëllezërit janë përballur me njëri-tjetrin në emisionin “1 kafe me Labin”, ku kanë sqaruar se gjithçka ka qenë një shaka.
Patris Berisha: Kush na e njeh karizmatinë qe e kemi, ata që na njohin na kanë kuptuar.
Robert Berisha: Patrisi nuk i bie shumë me dal në intervista dhe njerëzit nuk e kanë kuptuar që e kemi familjarisht humorin. Prej 1000 intervistave tek një rrëshqita. Edhe Patris ka qenë në atë intervistë. Në Shqipëri sidomos e kanë marrë keq. Si i thotë vëllau si shkau. Është keqinterpretuar, është keqkuptuar. Patrisin më ka rënë që ta rris.
Patris Berisha: Kam qenë vëllai i vogël dhe në dorë të tij kam rënë.
Robert Berisha: Kemi rastisur që jemi të gjithë figura publike sepse sa vëllezër nuk flasin me njëri-tjetrin. Mes nesh nuk ka pasur asgjë.
© Panoramaplus.al
