22 Shtator, 2022

Vlerësimi i funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II/ Më i ulët se i Princeshë Dianës por padyshim ishe një ndër ngjarjet më…


Në Mbretërinë e Bashkuar, sipas statistikave paraprake, më shumë se 26 milionë njerëz ndoqën funeralin Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Abbey. Kjo e bën atë një nga audiencat më të mëdha televizive në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Sidoqoftë, funerali i Princeshës Diana mori vlerësime shumë të larta televizive në SHBA dhe MB sesa funerali i Mbretëreshës Elizabeth. Në fakt është e vështirë që dy ngjarjet të krahasohen me njëra-tjetrën.

Mesatarisht 11.4 milionë shikues ndoqën funeralin shtetëror të Mbretëreshës -kjo krahas 33.2 milionë njerëzve që ndoqën funeralin e Dianës më shumë se 2 dekada më parë në Shtetet e Bashkuara.

Publiku britanik ishte pak më afër, pothuajse 27 milionë njerëz panë lamtumirën e fundit të monarkes, në krahasim me 32 milionë që panë atë të Lady D.

Vlerësimet televizive për varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II të cilat u transmetuan të hënën (19 shtator) janë dukshëm më të ulëta se ato për funeralin e Dianës në 1997, veçanërisht në mesin e amerikanëve.

Një tjetër fakt është se dasma e Princit Harry dhe Princ William u shikua më shumë në televizion sesa vdekja e gjyshes së tyre. Dasmat e tyre tërhoqën 29.2 milionë dhe 22.7 milionë shikues në SHBA, shifra të cilat ia kaluan dukshëm monarkes së ndjerë.

Megjithatë, është për tu konsideruar fakti se pati numrin më të lartë të shikuesve televizivë në ngjarjet që kanë ndodhur vitin e fundit.

© Panoramaplus.al