11 Shkurt, 2020

Vjen në jetë fëmija i tretë i Anna Kournikovas dhe Enrique Iglesias, çifti e mbajtën të fshehtë por i nxjerr zbuluar …


Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë.

Çifti janë prindër edhe të binjakëve 2-vjeçarë  Lucy dhe Nicholas.

Ishte vëllai i këngëtarit spanjoll, Julio Iglesias Jr që konfirmoi lajmin gjatë një interviste për stacionin radiofonik ADN.

Kur u pyet në lidhje me thashethemet nëse ishte bërë sërish xhaxha, ai tha: “Po, tashmë jam bërë.”

Ndërsa pyetjes nëse foshnja ka lindur, iu përgjigj: “Po.”

Por refuzoi të përgjigjej nëse foshnja është djalë apo vajzë.

“Është sekret. Vëllai im tani ka tre fëmijë dhe është shumë i lumtur,”– u shpreh Julio.

Çifti ka vendosur ta mbajë lajmin tërësisht larg medias.

Madje ata nuk njoftuan as shtatzëninë e Annës. Kjo u zbulua vetëm kur këngëtari dhe bashkëshortja e tij u fotografuan në një varkë në Miami, ku dukej barku i saj i rrumbullakosur.

Por nuk është surprizë që çifti e mbajti të fshehur lajmin, pasi edhe kur mirëpritën në jetë binjakët u treguan shumë të fshehtë.

 

© Panoramaplus.al