
E mbajtën rreth dy muaj të fshehur ardhjen në jetë të vajzës së tyre të tretë. Çifti i aktorëve të famshëm, Ryan Reynolds dhe Blake Lively, më në fund, i kanë prezantuar botës vajzën e tyre të tretë.

Ka qenë Rayan i cili ka ndarë një foto me vajzën e vogël dhe bashkëshorten. Ata u shfaqën në foto duke qeshur dhe duke mbajtur në krahë vajzën e tyre.

Ryan Reynolds dhe Blake Lively janë gjithashtu prindër edhe të dy vajzave, James 4 vjeç dhe Inez 2 vjeç.



