6 Shtator, 2022

Vizita në “Shtëpinë e Ngjyrave” dhe marrja e titullit “Naim Frashëri”, mediat britanike: Rita Ora lë gjurmë në Shqipëri


 

Rita Ora, ylli i muzikës që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, e lindur në Kosovë, dhe Ambasadore e UNICEF UK, ndodhet prej dy ditësh në Tiranë ku do të mbaj sot (6 shtator) një koncert në sheshin “Skënderbej.”

Ajo vizitoi ditën e djeshme “Shtëpinë e Ngjyrave”, qendrën komunitare në Tiranë, që ofron të gjithë gamën e shërbimeve për fëmijët dhe familjet e tyre, duke përfshirë këtu edhe strehën e emergjencave.

Prestigjozja britanike “Daily Mail” i ka bërë jehohnë vizitës së saj në “Shtëpinë e Ngjyrave”, teksa në titull shkruan: “Rita Ora bashkohet me UNICEF për të takuar fëmijët në strehimoren lokale të urgjencës në Shqipëri”

 

Artikulli i plotë

Rita Ora u kthye në Shqipëri të hënën për të takuar fëmijët në një qendër komunitare në Tiranë.  Ambasadorja e UNICEF-it, 31 vjeç, e lindur në Kosovë, vizitoi “Shtëpinë e Ngjyrave” e cila ofron një gamë të tërë shërbimesh për fëmijët dhe familjet e tyre, duke përfshirë një strehimore emergjente. Këngëtarja argëtoi banorët teksa ndau kohë nga programi i saj i ngjeshur – duke treguar edhe aftësitë e saj në gatim.

Ambasadorja krenare kishte veshur një bluzë të UNICEF-it teksa po bënte një xhiro nëpër rezidencë.  Rita mori kohë për të folur me banorët dhe më vonë pozoi me vullnetarët.

Ajo la gjurmë si vizualisht ashtu edhe fizikisht duke lënë gjurmën e dorës së saj në murin e azilit.

Duke postuar në Instagramin e saj, ajo shkroi: “Sot shkova në Shtëpinë e Ngjyrave me @unicefalbania @bashkiatirane. Ekipi këtu trajton me kujdes fëmijët më të rrezikuar, u ofron atyre siguri, strehim, edukim dhe një mundësi për ndihmë afatgjatë. Puna që ata bëjnë këtu është vërtet e pabesueshme dhe e paçmueshme dhe u ndjeva vërtet e privilegjuar të takoj ekipin dhe të kaloj kohë me këta fëmijë të mrekullueshëm. #ForEveryChild #UNICEFmbron @unicef_uk,”

Ka qenë një ditë e ngarkuar për Ritën pasi më herët ajo u shfaq elegante teksa është takuar me presidentin Bajram Begaj.

Ajo vizitoi pallatin presidencial, Pallatin e Brigatave, me babain e saj Nikun për të marrë dekoratën Naim Frashëri, një çmim që u jepet shqiptarëve në fushën e shkencës, artit, kulturës dhe arsimit për veprat dhe veprimtaritë e tyre të vlefshme.

Ajo kishte veshur një kostum elegant, i përbërë nga një xhaketë dhe një fund.

Xhaketa me mëngë të gjata përmbante një hark të zi përpara dhe xhepa në të dyja anët në lartësinë e belit. Fundi i Ritës kishte detaje rreth skajit dhe ajo kishte veshur një palë taka argjendi me harqe në pjesën e përparme.

Rita qëndroi në pjesën e përparme të dhomës pas një podiumi për të mbajtur një fjalim të shkurtër gjatë vizitës së saj.

Duke postuar në Instagram më pas, ajo shkroi: “Ka disa gjëra në jetë që nuk i harroni kurrë, ky udhëtim do të jetë një prej tyre. Sot ka qenë një ditë joreale. Unë pata nderin e madh që më dha Urdhrin Naim Frashëri nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj. Kjo është diçka që u jepet shqiptarëve dhe qytetarëve të huaj për veprat dhe veprimtaritë e tyre të vlefshme në shkencë, art dhe kulturë. Faleminderit shumë nga zemra.’

Krijuesja e disa hiteve më herët ka mbajtur një fjalim në liceun artistik “Jordan Misja” ku ka takuar disa nga studentët.

© Panoramaplus.al