1 Janar, 2022

Viti i Ri i parë pa Hueyda El Saied, bashkëshorti dhe djali i saj prekin me fjalët: Ju urojmë nga zemra, sepse aty është ajo


Thierry dhe Gabriel kanë pritur Vitin e Ri të parë pa Hueyda El Saied. Artistja shqiptare u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me kancerin në fund të muajit nëntor.

hueyda1

Dhe në natën e ndërrimit të viteve, bashkëshorti dhe djali i saj uruan dashamirësit e prezantueses nga zemra, pasi aty kanë edhe Hueydan.

“Dashuria jonë Hueyda është në zemrat tona përgjithmonë, kështu që nga thellësia e saj familja jonë e bukur ju uron gjithë të mirat për vitin e ri!! Gëzuar Vitin e Ri 2022. Gabriel & Thierry”- shkruan ata në urimin e tyre.

hueyda

Baba e bir shoqëruan postimin me një foto nga festa Vitit të Ri 2021 ku kanë pozuar përkrah Hueyda El Saied.

Artistja e ndjerë para se të ndërronte jetë i bëri dhuratën më të bukur djalit të saj, pasi Gabriel u birësua nga Thierry, me të cilin prezentua u martua vitin e kaluar.

/Panoramaplus.al

hueyda el saied (26)hueyda el saied (27)hueyda el saied (25)hueyda el saied (24)hueyda el saied (11)hueyda el saied (8)hueyda el saied (7)hueyda el saied (6)hueyda el saied (3)hueyda el saied (20)hueyda el saied (19)hueyda el saied (13)Hueyda El Sayed1Hueyda El SayedHueyda El Saied3

© Panoramaplus.al