Në datën 2 mars, kantauori i talentuar Ermal Meta, i cili ka një karrierë brilante në Itali, realizoi një koncert në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në koncertin e Tiranës, i cili është pjesë e turit të këngëtarit, para publikut shqiptar u bënë bashkë një sërë instrumentesh muzikore si violë, violinë, violinçel dhe flaut. Ritmi dhe muzikaliteti i këtyre instrumenteve e bënë edhe më të gjallë muzikën e kantautorit shqiptar.

Kujtojmë që Ermal Meta arriti të fitojë çmimin e parë në Festivalin e San Remos, ndërkohë që repertori i tij ka pushtuar zemrat e italianëve. Ajo që na ra në sy në koncertin e tij, ishte prezenca e fytyrave të njohura të jetës publike shqiptare.

Nuk mungonte amabsadori italian në Tiranë, i cili ishte ulur pranë zonjave të dy politikanëve të njohur, Taulant Balla dhe Arben Ahmetaj. Në koncert erdhi edhe Klodi Shala, Ilva Tare, Anjeza Maja, Amo Zaharia me të shoqen etj..

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
