Moderatorja e njohur Viola Spiro është një ndër femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo gjithashtu është edhe ndër më të ndjekurat në rrjetin social “Instagram”, postimet e së cilës marrin qindra komente e pëlqime.

Viola sot ka publikuar disa fotografi në “Instastory”, ku i uron motrës së saj, Petrulës ditëlindjen. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj foto ku shfaqet së bashku me të motrën, duke treguar kështu se kalojnë çdo moment bashkë.

Njëkohësisht moderatorja e njohur ka zbuluar se me përkëdheli e thërret Petrulën me emrin ‘Tui’. Ndërkohë në foton e fundit vajzat shfaqen në moshë të vogël dhe krahas postimit ka shkruar “Gjithmonë bashkë”.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
