
Një ‘reality-show’ (nëse mund të quhet i tillë) që ka nisur në Kosovë kanë bërë xhiron e rrjetit ditëve të fundit dhe jo për arsye pozitive.
Përkundrazi: Për ofendim dhe dhunë ndaj vajzave!
U bë virale pak kohë më parë një skenë brutale dhune fizike, ku njëri nga konkurentët godit me shapkë një tjetër konkurente.
Ndonëse me vonesë, dy ditë më parë reagoi edhe Komisioni i Pavaruar i Mediave në Kosovë, duke ndërprerë transmetimin televiziv të “Its My Home”.
Mirëpo, ky emision vazhdon programin e tij në platformën Youtube, duke shënuar së fundmi një tjetër skenë të shëmtuar dhune.
Shkaku i përplasjes këtë herë ka qenë ardhja e një letre në shtëpinë e tyre, ku debati se kush do ta lexonte, i çoi në konfrontim fizik dy konkurentët.
Kujtojmë që pas pamjeve të para shumë njerëz në rrjetet sociale kanë reaguar të revoltuar duke shkruar në mediat sociale se ato i shkaktuan frikë edhe vetëm duke i parë nga ekrani.


