Elgit Doda dhe Klea Huta janë kthyer në një nga çiftet më të preferuar për publikun. Dyshja janë prindër të një djali emri i të cilit është Krid.

Që nga momenti që është bërë nënë, Klea nuk i ka kursyer shpërndarjet e momenteve të ëmbla me vogëlushin.
Së fundmi ajo ka postuar një video ku Kridi ka vendosur ti bëjë “make up”.
Mes të qeshurash Klea ka filmuar të gjithë hapat a që djali i saj ka bërë, teksa duket se familja po shijojnë pushimet e tyre.
“Make up” i bërë nga Kridi i ka pëlqye shumë, mami Kleas sa që ajo dëgjohet në video kur thotë: Tani jemi gati për të dalë.
Kujtojmë që Klea dhe Elgiti janë bashkë prej vitesh dhe pak muaj më parë ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.
Çifti bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre udhëtuan drejt jugut vendit aty ku u mbajt dhe ceremonia. Festa e cila nisi pas mesnate përkonte dhe me ditëlindjen e djalit të tyre Krid ku e pritën të gjithë bashkë buzë detit.


