13 Tetor, 2018

Videoklip provokues! Tuna dhe Vildane shfaqen me skena intime në shtrat


Pasditen e djeshme, Tuna Sejdi ka publikuar bashkëpunimin më të ri me titull “Maria” me këngëtarin Seven Saraçi.

Ky i fundit është kujdesur për tekstin dhe muzikën e këngës më të re “Maria”.

Ndërkohë Tuna ka preferuar që për këtë këngë të ketë një klip shumë provokues. Në të merr pjesë modelja Vildane Zeneli.

Tuna dhe Vildane shfaqen në videoklip të shtrira në shtrat duke bërë lëvizje të nxehta.

Gjithashtu modelja që shfaqet mjaft sensuale në klip, nuk lë pa përkëdhelur edhe reperin Seven Saraçi.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al