26 Qershor, 2022

Videoja virale/ Ursula Von der Leyen dhe Vjosa Osmani flasin për Dua Lipën në Samiti e Brukselit, zbulohet biseda


Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen është një fanse e Dua Lipës dhe këtë e vërtetoi edhe një herë tjetër.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video e regjistruar gjatë Samitit të Brukselit ku Ursula von der Leyen pyet presidenten e Kosovës Vjosa Osmanit për artisten shqiptare. Pas takimit dhe shkrepjes së fotos zyrtare, bashkë me Charles Michel dhe Emmanuel Macron, Ursula pyeti se si është Dua Lipa.

“Është shumë mirë. Shpresojmë t`ju kemi edhe juve kur “Sunny Hill Festival” të mbahet në Kosovë. Të gjithë ju jeni të ftuar”– tha presidentja e Kosovës. Ursula shtoi se të dyja diplomatet janë fanse të së njëjtës muzikë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

Usula edhe më parë ka folur me superlativa për Dua Lipën. Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka qenë pjesëmarrëse në eventin ‘Outstanding Leadership Awards 2021’ në ‘Këshillin Atlantik’, ku u takua me të. “Jam shumë i lumtur që kam takuar Duan në Çmimet e Lidershipit të Jashtëm 2021 në Këshillin Atlantik. Unë dua që ju të keni ndikim të madh në botë,” shkroi Von der Leyen në Twitter.

Teksa pranoi Çmimin Lidershipit të Dalluar nga Këshilli i Atlantikut, Dua i kërkoi asaj liberalizimin e vizave për Kosovën. Ajo tha se të gjitha kriteret janë përmbushur dhe KE e ka rekomanduar liberalizimin e vizave më shumë se tre vjet më parë. “Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”, ka thënë Dua.

 

Ndërkohë sa i përket, ‘Sunny Hill’, ndryshe nga herët e tjera festivali këtë vit do mbahet edhe në Prishtinë në datat 4, 5,6 dhe 7, edhe në Tiranë. Një edicion i veçantë me një line-up do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht. Gjithashtu bëhet e ditur se përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion do të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror të cilët do marrin pjesë.

© Panoramaplus.al