Kim Kardashian pati një takim mjaft të vështirë me Anna Wintour dhe Sarah Jessica Parker gjatë shfaqjes së Fendi të Javës së Modës në Nju Jork të premten e kaluar.

Në një video 11 sekondash që po bëhet virale në TikTok, e postuar nga revista franceze Madame Figaro, Kardashian dhe Parker ishin pranë njëra-tjetrës, duke duartrokitur, teksa modelet jepnin shëtitjen e tyre të fundit.
Wintour, e cila ishte ulur në anën tjetër të pistës, shkoi për të përshëndetur Parker – por Kardashian mendoi se ajo po vinte tek ajo.
Themeluesja e Skims, u duk duke i thënë “përshëndetje” redaktores së famshme të Vogue dhe rregulloi çantën që mbante në duar si për ta përshëndetur para se të kuptonte se Wintour, po shkonte në të vërtetë te Parker dhe jo te ajo.
@madamefigarofr #KimKardashian et #SarahJessicaParker côte à côte au premier rang du défilé @Fendi… saluées par #AnnaWintour à la fin du show ! #fendi #tiktokfashion #newyork #fashiontiktok #newyorkfashionweek ♬ son original – madamefigarofr
Kardashian dukej qartë në vdeo në momentin kur dy ikonat e modës bisedonin pa të. Videoja përfundoi papritur, kështu që është e paqartë nëse ata e mirëpritën yllin e reality TV në bisedën e tyre.
Pas videos që u bë virale, fansat nxituan të vënë në dukje takimin e vështirë.
“Dhe ashtu….. KK (Kim Kardashian) e kuptoi se kujt po qëndronte pranë ”, shkroi një përdorues.
“Kim është një askush tjetër para SJP-së ikonë ,” shtoi dikush tjetër.
“Lmao duke parë se KK injorohet nga AW. Mund ta shikoja këtë në përsëritje”, ka shkruar një person tjetër.
Megjithatë, në mbrojtje të Kardashian dolën fansa të tjerë.
“Do të shihni një klip 10 sekonda dhe do të krijoni skenarët më të panevojshëm ,” thotë një koment.
“Kurrë nuk do ta kuptoj se si mund ta urresh kaq shumë këtë grua vetëm sepse është e famshme”, ka shkruar dikush tjetër.
Ylli i “Kardashians” dhe Wintour kanë pasur një marrëdhënie të komplikuar gjatë viteve – redaktorja një herë “e ndaloi” atë nga Met Gala në 2012. Dhe Kardashian ishte qendra e vëmendjes në shfaqjen e vitit 2022 me fustanin ikonik të Marilyn Monroe duke arritur tre kopertina të “Vogue” në SHBA.

“Unë personalisht e admiroj mënyrën se si ajo është bërë pak më minimale në mënyrën se si vishet dhe pak më e mbuluar. Duhet të admironi sesi [Kardashias] kanë krijuar një perandori përmes personalitetit të tyre dhe gjeniut krijues të nënës së tyre”, tha Wintour për Vogue në mars 2019.
© Panoramaplus.al
