16 Tetor, 2022

Videoja po bën xhiron e rrjetit/ Mos vallë Don Xhoni dhe Era Istrefi shkëbyen një puthje në mes të koncertit?


Disa javë më parë Era Istrefi dhe Don Xhoni u panë bashkë në orët e vona në Prishtinë, ku po qëndronin prapa një makine.

Fansat dyshuan se mes dyshes kishte nisur diçka por spekulimet u hodhën poshtë kur këngëtarët publikuan bashkëunimin e tyre “Hala” e cila është kthyer tashmë në një hit.

Era dhe reperi nga Drenica tashmë kanë nisur koncertet së bashku duke performuar npër skenat e europës dhe nga këto koncerte është bërë virale një video e dy artistëve të cilët janë parë shumë afër më njëri-tjetrin teksa këndonin.

Në video, Don Xhoni shihet që i afrohet këngëtares për t’i dhënë një puthje dhe gjatë atij momenti fansat dëgjohen duke brohoritur me të madhe.

 

Nuk dallohet nëse reperi e ka puthur në faqe apo në buzë këngëtaren por duket se fansat janë të emocionuar që dy këngëtarët mund të jenë çifti më i ri në shoëbizin shqiptar.

Kujtojmë ndarja e Don Xhonit dhe modeles ruse Ariana Lirey bëri bujë të madhe pas deklaratave dhe akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit. Pas ndarjes nga modelja ruse, u raportua se reperi ishte në një flirt me ish-Miss Serbia, Tia Alkerdi, por nuk pat iasnjë reagim nga ky i fundit.

Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu tha se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë. Nga ana tjetër modelja ruse iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t’i binte maska e djalit të mirë. Disa ditë më vonë ish-i i Don Xhonit, reagoi sërish në ‘stoy’ dhe u shpreh se u nda me reperin pasi janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.

“Faleminderit për fjalimin prekës, por që të dy e dimë shumë mirë përse e shkruajte. Je mësuar të kesh dashurinë e të gjithëve kështu që mbaje. Ti bën muzikë të mirë por “maska e djalit të mirë” do të dalë përsëri. Faleminderit për të gjitha dhe lamtumirë”- shkroi Ariana.

© Panoramaplus.al