15 Mars, 2022

Videoja e sherrit në një lokal në Bruksel bëri xhiron e rrjetit, Don Xhoni sqaron si qëndron e vërteta


Një video e reperit të njohur nga Kosova Don Xhoni ku largohet me forcë nga një lokal Bruksel, bëri xhiron e rrjetit. Pas publikimit të pamjeve ku duket se ai ka pasur një sherr që ka degjeneruar në sharje dhe ofendime, reperi ka reaguar duke mohuar gjithçka.

Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi,  është kontaktuar nga abcnews.al në lidhje me ngjarjen, dhe ka shprehur se nuk ka pasur asnjë problem me askënd në Bruksel.

U përfol se Don Xhoni nuk është përplasur fizikisht por e gjithë situata ka degjeneruar në fyerje e ofendime.

Megjithatë, pas deklaratës së reperit se nuk ka pasur asnjë sherr, fansat janë ende në dilemë nëse është vërtetë ai në video apo mund të jetë dikush tjetër që i ngjan.

Nga ana tjetër, ai para pak ditësh solli këngën e tij “Crypto” në të cilën duket se i bën diss disa prej reperëve si Majk, Ledri, Finem apo Noizy. Majk e ofendoi gjatë Freestyle të tij të fundit në emisionin e Meriton Mjekqit kurse Finem në një video live në Instagram.

Rperi nga Kosova nuk ka reaguar drejtpërdrejtë për asnjërin dhe nuk u është kundërpërgjigjur në rrjetet sociale. Këtë herë ai zgjodhi ‘këngën’ si mjetin e vetëm për tu kundërpërgjigjur.

© Panoramaplus.al