Ndoshta as në imagjinatën tuaj më të bukur nuk e keni menduar se një natë të bukur krejt rastësisht të ktheni shotsa me idhullin tuaj. Kjo nuk mund të ndodhë përveç kur Drake është idhulli juaj…dhe ju të jetoni në SHBA ose Kanada ku reperi frekuenton jetën e natës.

Drake ka kthyer disa shotsa në një restorant në Detroit me dy fanse të tijat përpara se të nisej për një fluturim. Dy vajzat kishin dalë së bashku duke festuar kur vunë re se Drizzy kishte hyrë në lokal.
Reperi i “Started From the Bottom”, fillimisht refuzoi ofertën që ato t’i blinin një pije, duke i shpjeguar se ishte rrugës për në aeroport – por ndërrooi mendje dhe iu bashkua atyre pas disa mituave.
Personi që regjistroi momentin, Brittney Keara, i tha TMZ se, ndërsa ajo fillimisht i kishte kërkuar banakierit Jack por, autori i “Wants and Needs” e çoi atë një nivel më lart dhe porositi Johnny Walker.

Në Twitter, një përdorues që e identifikonte veten si motra e Keara ndau videon që u prit me shumë reagime pozitive. Siç tha një komentues në postimin e saj.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

