Pas incidentit të bujshëm me Cardi B, ku i hodhi mikrofonin një fanseje të saj pasi kjo e fundit i hodhi pijen në fytyrë, në një situatë të ngjashme është përballur dhe reperi njohur 50 Cent.

Artisti plagosi një producente radioje duke i hedhur mikrofonin në fytyrë gjatë performancës së tij në Crypto.com Arena në Los Angeles.
Sipas një artikulli të TMZ, 50 Cent u acarua veçanërisht gjatë performancës së tij live, pasi mikrofonat që i dha produksioni nuk funksionuan siç donte ai.
Në zemërim e sipër, reperi hodhi njërin prej tyre në publik, duke plagosur producenten.
Siç bëri të ditur TMZ, vajza në fjalë kishte nevojë për qepje pasi mikrofoni i ra me forcë në ballë. Deri më tani nuk ka pasur deklarata as nga reperi dhe as nga gruaja e plagosur.
50 Cent is now a suspect in a criminal felony battery report after he hit Power 106 radio host, Bryhana Monegain in the head with the mic he threw.
She claims 50 looked directly at her so at least, according to her, 50 knew she was there
?: https://t.co/HMr8hVU0NH pic.twitter.com/wluhchElzU— Glock Topickz (@Glock_Topickz) August 31, 2023

