Aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Sfida e gatimit”.
Gjatë bisedës në studion e gatimit me dy shefat, Visjani herë pas here bënte humor e batuta, ashtu sikurse karakterizohet.

Por duket se një ndër batutat e tij ka qenë fare pa kripë, kur me humor, ndërsa mbante një thikë në dorë, i është drejtuar kamerës duke thënë: Zonja kujdes, nëse keni probleme me burrat, kapni thikën dhe… fillojeni vitin mbarë pra, duke hequr qafe burrin që është pengesë në jetë.
Sigurisht Visjani nuk e ka pasur asnjë tendencë negative, por duket se kjo nuk ishte aspak periudha e përshtatshme për një batutë të tillë, ndërsa kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një burrë nga Ballshi vrau me thikë bashkëshorten dhe kunatën e tij 18 vjeçe.
VIDEO/ “Gra, merrni thikën dhe hiqni qafe burrat “, aktori bën thirrjen e çuditshme: Niseni mbarë vitin on Vidnews.
© Panoramaplus.al
