8 Janar, 2019

VIDEO/ Ylli i Dortmundit “flirton” me reperen e njohur shqiptare


Tajna është kthyer në një nga reperet më të suksesshme të momentit. Shqiptarja po bën namin me hitet e saj, madje së fundmi, ajo ka bërë për vete edhe futbollistin e Borusias së Dormundit, Mahmud Daud.

23-vjeçari nga Siria është fiksuar me këngën “Pow pow” të reperes. Ai ka publikuar në “Instastory” një video ku dëgjohet në sfond kënga e Tajnës.

Futbollisti ka bërë tagg edhe reperen shqiptare, teksa kjo e fundit e ka ripostuar te profili i saj duke e falenderuar. Mesa duket, Tajna dhe 23-vjeçari i Dortmundi, janë miq dhe njihen me njëri-tjetrin.

Mahmoud Dahoud – Tajna on Vidnews.

© Panoramaplus.al