13 Korrik, 2023

VIDEO/ Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prindër për herë të dytë, çifti zbulon gjininë e bebit


Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku kanë zbuluar publikisht se do të bëhen prindër për herë të dytë.

Çifti e ka mbajtur sekret lajmin e ëmbël, ku zgjodhën ta bëjnë publike pikërisht në ditëlindjen e vajzës së tyre Ajka, e cila mbushi 5-vjeç. Në videon e publikuar në rrjet, çifti kanë zbuluar gjatë festës se janë në pritje të një djali.

 

Kujtojmë se këtë ditë kaq të veçantë për bekimin e tyre me të madh, sapo ora shënoj 00:00 të dy prindërit e kanë surprizuar të voglën e tyre duke i kënduar ‘shumë urime për ty’. Ka qenë vetë këngëtarja e cila e ka ndarë këtë moment të veçantë me ndjekësit e saj në Instagram përmes një videoje.  Në një moment Ajka i ka mbyllur sytë me duar dhe dukej shumë e lumtur nga surpriza që i bënë prindërit. asxasxasxc Krahas videos që Xhensila ka publikuar, këngëtarja ka zgjedhur fjalët e veçanta për ta uruar të voglën e saj Ajkën.

“Masa e gjithçkaje je Ajka ime. 5 vite Diell në shpirtin tomë”, ka shkruar këngëtarja.

© Panoramaplus.al