Në një moment simbolik uniteti, Princi William dhe Princi Harry ecën krah për krah pas arkivolit të Mbretëreshës ndërsa ai u largua nga Pallati Buckingham.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Panorama, së bashku me mbretin Charles dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, kotezhi u nis për në sallën Westminster.
Pamja e vëllezërve së bashku, duke ecur pas arkivolit, do të na rikthejnë pas në kohë në funeralin e nënës së tyre Princeshë Dianës, 25 vjet më parë.

Turmat duartrokitën kortezhin në mënyrë solemne.
Arkivoli i mbretëreshës, i vendosur në një karrocë të tërhequr nga kuaj, kaloi poshtë ballkonit të Pallatit Buckingham ku vetëm tre muaj më parë ajo u shfaq në momentet e fundit të festimeve të Jubileut të Platinumit.
Duke ecur në këmbë pas arkivolit ishin katër fëmijët e Mbretëreshës, Mbreti Charles, Princesha Anne dhe Princi Eduard dhe Princi Andrew.
Pas tyre ishin William, tani Princi i Uellsit, dhe Princi Harry. Këtë herë ata ishin krah për krah, ndryshe nga funerali i Princit Philip vitin e kaluar kur kishin dikë që po ecte mes tyre.
Vëllezërit dërguan një mesazh të fortë vizual të unitetit të familjes, pas kaq shumë spekulimeve për tensione dhe mosmarrëveshje mes tyre.
Bashkëshortet e tyre, Catherine dhe Meghan, dhe si edhe Camilla, gruaja e Mbretit, udhëtonin me makina pas.
© Panoramaplus.al
