Ndërsa vitet ikin, Manjola Nallbani sa vjen e rinohet më shumë.

Këngëtarja e njohur ditën e djeshme festoi 53-vjetorin e lindjes dhe dukej në super formë.
Manjola ka spikatur gjithmonë për fizikun e saj të rregullt, mirëpo të gëzosh linja të tilla edhe në këtë moshë është një bravo e madhe për këngëtaren.
Nallbani ditën e saj të lindjes zgjodhi t’ia uronte vetes me një video teksa dilte nga pishina, veshur me bikini me printe leopardi, ku sigurisht të gjithë vëmendjen e merrte trupi perfekt i këngëtares.
“Ja të vishemi bukur me kostum si për ditëlindje? Meqë na qëllon në 40 gradë? Faleminderit ZOT për çdo ditë e vit të jetës”, ka shkruar këngëtarja krahas videos.
View this post on Instagram
Më herët në një foto të viteve 2000 krahas Aurela Gaçes dukej edhe Manjola Nallbani. Manjola dukej me look-un karakterizues: flokët e gjata bionde me balluke.
Kështu ka qenë edhe në 2000. Asnjë ndryshim nga tani. Me një kostum argjendi dhe xhaketë të hedhur krahëve, dukej se kjo foto është shkrepur dje për Manjolën.


