Ajo u kthye ne “shpëtimtaren” e mbrëmjes për Ylli Limanin.

Bëhet fjalë për një fanse të këngëtarit, e cila është treguar shumë e kujdesshme ndaj tij duke mos e lënë të rrëzohet.
Ylli ka qenë duke performuar në skenë, teksa lidhëset e këpucës i janë zbërthyer. Pa komplekse, një nga fanset e tij e ka ndaluar duke ia lidhur në mes të gjithëve.
Siç shihet më lartë, Limani është lumturuar nga ky gjest i vajzës, duke i dhuruar një puthje në distancë në shenjë falenderimi.
Videoja është shpërndarë në TikTok ku ka marrë komente dhe pëlqime të shumta.

Më herët kujtojmë që Ylli Limani ka rënë pre e akuzave për ndërhyrjeve plastike në fytyrë.
Artisti nga Kosova konsiderohet si një nga djemtë më të bukur të showbizit dhe si i tillë numëron një numër të madh fansesh. Por, përdoruesve të rrjeteve sociale iu kanë bërë përshtypje buzët e Yllit, duke pretenduar se i ka të bëra.
Me humorin që e karakterizon, Ylli iu dha një përgjigje të gjithëve. “Të miat janë, ju betohem,”-dëgjohej të thonte Limani në një video.

