10 Korrik, 2022

VIDEO/ U nda nga jeta para disa vitesh, Dojna Mema zbulon nëse arriti ta prezantonte të atin me Vlashent Satën: Kishim një muaj e gjysmë bashkë…


Një nga gjërat për të cilat Dojna Mema është më së shumti e lumtur është fakti se ka arritur të prezantojë babain e saj me Vlashentin.

I ati i moderatores u nda nga jeta në 2019, kur Dojna nuk e kishte zbuluar ende lidhjen e saj me Vlashentin. Në një bisedë të realizuar së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram, Dojna është pyetur nëse ka mundur ta prezantojë babin me partnerin.

Përmes disa videove ajo ka rrëfyer se kishte një muaj e gjysmë në lidhje me Vlasehtnin kur ia kërkoi këtë gjë dhe ai pranoi duke e jetuar vitin e fundit të jetës së babait të Dojnës me të. Në rrëfimin e saj Dojna bën me dije se i ati ka qenë adhurues i muzikës italiane dhe Vlashenti i luante këngët e tij të preferuara.

“Po dhe është një nga gjërat për të cilat jam më shumë e lumtur, për këtë duhet t’ia di për nder Vlashentit sepse ne kishim një muaj e gjysmë bashkë, shumë pak dhe normalisht që nuk e prezanton me familjen një person me të cilin ke një muaj e gjysmë. Ja bëra si kërkesë në majë të gishtave dhe Vlashenti absolutisht pranoi dhe e ka jetuar babin tim një vit, vitin e fundit, dhe gjithmonë do më kujtohet ai momenti kur vinte te shtëpia ime dhe babi im si adhurues shumë i madh i muzikës italiane, Vlashenti ulje gjithmonë ose në piano ose në kitarë dhe i lunate këngët e tij të preferuara. Në të gjithë atë fatkeqësi që kemi përjetuar si familje, për fat Vlashenti arriti ta njihte dhe babi arriti ta njihte Vlashentin”, tha Dojna.

 

 

Dojna dhe Vlashenti do të bëhen së shpejti prindër të një djali. “Që tani e imagjinoj kapitullin e ri të jetës sime ku pasi të kem shkelur çdo Lego nëpër shtëpi dhe të di gjithçka mbi Minecraft, ai do më thotë: O ma je më e bukura! E ça t’i thuash pastaj? Mblidh legot?!” – shkroi Dojna disa javë më parë në videon ku zbuluan gjininë e bebit. Moderatorja zgjodhi ta bëjë publike shtatzëninë në 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në fillim të këtij viti, ajo i tha “PO” këngëtarit, teksa ky i fundit i propozoi martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë.

Disa muaj më parë çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në një celebrim tepër të thjeshtë dhe privat. Teksa kanë treguar se po mendojnë të bëjnë së shpejti një festë në natyrë, pas lindjes së fëmijës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

© Panoramaplus.al