22 Gusht, 2023

VIDEO/ U kapën ‘mat’ së bashku pas ndarjes së bujshme, çfarë po ndodh mes Feros dhe Arbenitës? Modelja shuan dyshimet


Arbenita Ismajli dhe reperi Fero Fera ishin dyshja më e përfolur gjatë javëve të fundit. Ish-çifti pësuan një ndarje aspak të mirë nga njëri-tjetri, kjo pasi artisti dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë.

Sakaq edhe pse pas një situat jo fort të këndëshme me partnerin e saj reperin Kosovar, Arbenita nuk mungon në rrjetet sociale. Mirëpo në rrjet qarkulloi një video e dyshes teksa shfaqeshin së bashku në një restorant në Gjilan, duke ngritur kështu pikëpyetjet se çfarë po ndodh mes tyre.

Mirpo këtyre pikëpyetjeve, Arbenita i ka dhënë një përgjigje me anë të një videoje të publikuar në ‘TikTok’ ku lë të kuptohet se ajo dhe reperi janë në proçes divorci.

“Unë që po divorcohem, duke i parë makinat që po marrin nuse këtë verë”-shkruan krahas videos modelja.

 

@arbenitaism♬ original sound – Vanessa Sirias


 

© Panoramaplus.al