28 Janar, 2019

VIDEO/ “Shtrigë, nuk do dal kështu në emision”, Hygerta Sako nuk pranon që…


Moderatorja Hygerta Sako është tepër aktive me videot dhe fotot e postuara në rrjetet sociale. Së fundmi bukuroshja e “Rubrikës Sportive” ka publikuar një video të shkurtër në “Instastory” teksa po bëhej gati për t’u futur në emision.

Hygerta shfaqet me një model të çuditshëm flokësh, por kjo e gjitha në kuadër të shakasë, pasi grimierja e saj ishte në proces e sipër dhe ai nuk ishte modeli i vërtetë i flokëve me të cilën moderatorja do të dilte në ekran.

“Shtrigë, nuk do dal kështu në emision sigurtisht”, dëgjohet të thotë Hygerta Sako në video. Për më tepër ndiqni pamjet e mëposhtme:

Moderatorja Hygerta Sako on Vidnews.

© Panoramaplus.al