28 Qershor, 2019

VIDEO/ “Rio, rio”, futbollisti i njohur brazilian “çmendet” pas këngës së Ledri Vulës


Futbollisti brazilian, Felipe Anderson është duke kaluar pushimet në Greqi së bashku me portierin e Kombëtares, Thomas Strakosha.

Ky i fundit publikoi një video në “Instastory”, teksa shfaqet lojtari i Uest Hemit, Anderson, duke kërcyer këngën e fundit të këngëtarit shqiptar, Ledri Vula.

Felipe Anderson, Rio Rio on Vidnews.

Kujtojmë që Anderson, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e kombëtares braziliane, para se të transferohet te Uest Hemi, aktivizohej me Lacion, teksa ka ruajtur miqësinë me portierin shqiptar, duke i kaluar së bashku pushimet. “Ledri Vula çmend edhe brazilianët me Rion”, ka shkruar Strakosha në rrjetet sociale.

© Panoramaplus.al