“Hell’s Kitchen” është kthyer së fundmi në një nga emisionet më të komentuara, si pasojë e debateve, tensionit dhe gjuhës së papërshtatshme në ekran.

As në pjesën e radhës të një dite më parë nuk munguan përplasjet mes konkurrentëve dhe shefit të tyre, Renato Mekollit.
Mesa duket njëri prej konkurrentëve është lodhur nga ofendimet e Renatos dhe gjatë pjesës së djeshme nisi duke pëshpëritur nëpër dhëmbë fjalë fyese.

Mekolli e pyet atë se çfarë tha kur iku nga frigoriferi dhe Erioni i përgjigjet: “Do ta dish? Epo… Na u ça ka**”.
Edhe shefi i kuzhinës iu kundërpërgjigj me të njëjtën gjuhë dhe më pas e përzuri konkurrenti nga kuzhina.
© Panoramaplus.al
