8 Maj, 2019

Video që s’duhet ta shohë Noizy, kinezët këndojnë shqip këngën e Alban Skënderajt


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë sot me ndjekësit e tij në “Instagram” një video të disa nxënësve kinezë që kanë mësuar shqipen. Madje ata këndojnë edhe këngën e Alban Skënderajt.

“Eci në Kinë me 30 vetë ?@albanskenderaj se mos e merr vesh @noizy sa fansa ke në Kinë se na fike…???”, shkruan Erioni bashkëngjitur me videon.

Ndërkohë prapa korit ndodhet një tabelë mirëseardhje për Veliajn: “Pekini i uron mirëseardhje Kreut të Bashkisë së Tiranës”.

 

View this post on Instagram

 

Eci në Kinë me 30 vetë ? @albanskenderaj se mos e merr vesh @noizy sa fansa ke në Kinë se na fike…???

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on


Videoja është parë nga këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj, i cili ka komentuar menjëherë në postimin e Veliajt.

“Po mirë, s’qenkemi keq! 1/4 e botës e paskemi të siguruar”, shkruan Albani. Ndërkohë të presim reagimin e Noizy-t, pasi edhe atij i është përmendur emri në këtë postim.

© Panoramaplus.al