Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha asnjëherë nuk e ka mohuar prejardhjen e saj. Ajo gjithmonë ka treguar me krenari se është shqiptare.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ka qenë në Bilbao të Spanjës, e pranishme në eventin më të rëndësishëm të muzikës “MTV EMA”.
Pas përfundimit të shfaqjes së madhe, Bebe është parë në shoqërinë e këngëtares tjetër të famshme, Dua Lipa, teksa këndonin e kërcenin me njëra-tjetrës.
Sot, Rexha ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video ku shfaqet së bashku me Duan, duke u mësuar miqve të tyre valle shqiptare.
“Pjesa më e bukur e mbrëmjes së kaluar ishte kur i mësova miqve të mi të kërcejnë valle në dhomën time të hotelit”, shkruan Bebe.
View this post on Instagram
The best part of last night was making new friends and dancing valle in my hotel room cc: @dualipa ?
Ndërkohë Bebe Rexha edhe pse në moshë të re ka prekur majat e toplistave botërore.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
