Ai njihet si një ndër aktorët shqiptarë që është gjithashtu i apasionuar me muzikën. Është fjala për Olsi Bylykun, i cili krijoi edhe rubrikën e veçantë në “BE Caffee”, ku ftonte të famshëm dhe i pyeste për t’u përgjigjur vetë duke u bazuar në tekstet e këngëve të tyre.

Një ndër reperët që ka fiksim Olsi është vetë Noizy dhe se fundi aktori e ka imituar perfekt atë. Ka qenë Sara Kolami ajo që ka publikuar një video ku Bylyku shfaqet duke kërcyer identik si reperi.
Ndërkohë ai ishte mbrëmë në një darkë të organizuar me stafin e filmit “Falco” të Bes Kallakut, që ka nisur xhirimet prej korrikut!
© Panoramaplus.al

