29 Gusht, 2023

VIDEO/ Publikohet momenti kur Rita Ora merr flamurin serb, Lorik Cana reagon për “incidentin”


Pak ditë më parë, një koncert në Hungari i Rita Orës solli shumë polemika duke qenë se artistja shqiptare performoi duke mbajtur në dorë një flamur serb. Ky veprim i këngëtares ka sjellë reagime të shumta, ndërkohë që vetë artistja u shpreh se nuk e kishte vënë re se cili flamur ishte.

RITA ORA LORIK CANA

Sakaq, në rrjet është publikuar një tjetër video nga momenti kur Rita Ora ka marrë flamurin serb nga një fans i saj, ndërkohë që vihet re se këngëtarja nuk i ka kushtuar rëndësi për të parë se cilit shtet i përket. Sakaq, për këtë “incident” ka reaguar edhe ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana i cili me anë të një “story” në Instagram, ka shprehur mbështetje për Rita Orën.

Cana ka zgjedhur një foto nga fëmijëria e Rita Orës, aty ku ajo shihet e veshur me veshje kombëtare dhe me simbole të flamurit shqiptar. Foton e ka shoqëruar me një yll, duke treguar në këtë mënyrë se e ka mirëkuptuar veprimin e këngëtares.

CANA

© Panoramaplus.al