Nuk ka më dyshime, reperja e njohur Tayna ka nisur një raport me një 32- vjeçar është një ndër milionerët e rinj dhe është mjaft i njohur edhe në Europë.
Agjenti i futbollistëve të famshëm është kapur mat pak kohë më parë me Taynën gjatë pushimeve që ata kanë kaluar në Itali ndërsa së fundmi po qarkullon edhe një tjetër video e çiftit në momente romantike. Në pamjet që po qarkullojnë, reperja shqiptare dhe i dashuri i saj shihen duke shkëbyer puthje dhe përqafime në aeroport. (Pamjet janë publikuar nga faqja ‘Vipat e Bllokut’).
Tayna e ka ruajtur në mënyrë hermetike jetën e saj personale, ku dhe nëpër intervista të ndryshme ajo ka treguar gjithmonë se nuk ka një partner në krahë dhe nuk ka dhënë më shumë detaje, por me sa duket tashmë ajo po shijon një romancë edhe pse nuk ka folur ende publikisht për partnerin e saj.


