15 Gusht, 2022

VIDEO/ Premtoi një super spektakël dhe e bëri- Noizy ‘trondit’ skenën e ‘Alpha Show’ me performancën e tij


Ashtu siç e kishte premtuar, Noizy i dhuroi publikut të tij sonte në koncertin e madh ‘Alpha Show’ një super performancë.

Reperi bëri një intro spektakolare me zërat e moderatorëve më të njohur duke thërritur emin e tij në skenë . Kurora gjigande që ishte e vendosur në mes të skenës ngrihet në ajër gjatë momentit që artisti ngjitet në skenë.

 

I mirëpritur me brohorima dhe duartrokitje të shumta reperi e hapi performancën me këngën e tij “OTR me zemër” e cila dhe pse e vjetër dëgjohet ende edhe sot.

Pas 16 vitesh të sukseshme në karrierën e tij muzikore, Noizy arriti ta realizojë këtë projekt gjigand, të cilin pretendon ta kthejë në festival, si traditë të përvitshme të Tiranës e Shqipërisë.

 

© Panoramaplus.al